Në emisionin “Rudina”, në TV Klan në një lidhje në Skype ishte Ermira Mullahaj,  e cila u vetëkarantinua në shtëpi pas kthimit nga Italia. Ajo u qëndruar mes datave 13 dhe 29 Shkurt, në Padova dhe më pas u kthye sërish në Shqipëri, por duhet të bënte një karantinim të detyrueshëm.

Ermira Mullahaj: Unë udhëtova në muajin Shkurt drejt Italisë, drejt qytetit të Padovës. Aty u shënua viktima e parë në Itali dhe situata ishte shumë stresuese. Unë u detyrova të vonoja udhëtimin tim, për shkak të rrëmujës që u krijua aty javën e parë. Erdha me vonesë në Shqipëri dhe u detyrova të merrja një biletë tjetër, që të kthehesha në Shqipëri. Pak e vështirë, por prapë erdha.

Ermira tregon se ishte e vështirë, që pasi u kthye në Shqipëri nuk mund të takonte familjarët dhe ti kthehej rutinës së saj.

Ermira Mullahaj: Në datën 14 Mars, ditën e verës, unë mbarova ditët që duhet të rrija me detyrim në shtëpi. Më pas kam vazhduar të qëndroj në shtëpi, sepse është e vetmja gjë e duhur që duhet të bëjmë në këto ditë. Ishte e vështirë që në momentin që erdha sepse nuk mund të takoja asnjë, edhe pse kisha ditë pa i parë, nuk mund ti kthehesha dot rutinës time. Ndjen dhe vetë diçka, duket si një situatë e rëndë, sikur çfarë po ndodh, sikur do sëmuresh. Por fatmirësisht çdo gjë vajti mirë./tvklan.al