Ermonela Jaho i jep pompozitetin “La Traviata-s”



Ermonela Jaho i jep pompozitetin “La Traviata-s”

16:37 04/08/2016

Në mbrëmjen e së mërkurës, zëri më i famshëm lirik shqiptar i momentit, Ermonela Jaho u rikthye në skenën antike të “Choregie d’Oranges”, në Francë.

Krah një emri të madh të muzikës operistike botërore, tenorit spanjoll Placido Domingo, ajo ishte protagonistja kryesore, Violeta, në “Traviatën” e Giuseppe Verdit.

“France Tv” shkruan se ky ishte një rol i fortë për sopranon 42 – vjeçare që kishte avantazhin që e njihte këtë teatër, pas suksesit me “Madam Butterfly”, e që të gjithë e personifikojnë me personazhin e Cio Cio.

Edhe nën petkat e Violeta Valery, kurtizania që jeton dashurinë e pamundur me Alfredo Germont, arriti ta përvetësonte edhe më shumë këtë karakter, pasi e kishte interpretuar edhe më parë.

Pas çmimit si sopranoja më e mirë për vitin 2016, “La Traviata” do të mbyllë Festivalin e Përvitshëm Ndërkombëtar të Muzikës Lirike, që zhvillohet në Francë në 6 Gusht.

Tv Klan




Të ngjashme