Jo vetëm me talentin në të kënduar, por edhe me aftësinë për të mëshiruar plotësisht karakteret e saj, Ermonela Jaho do të luajë sërish “La Traviatën” e famshme të Verdit, në Operan Mbretërore në Londër.

Lajmi është dhënë nga vetë Jaho, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se do të ndiqet live në të gjitha kinematë botërore mbrëmjen e 30 Janarit.

Ftesa për sopranon shqiptare për të riinterpretuar “La Traviatën” për të disatën herë, ka tërhequr edhe vëmendjen e Financial Times. E përditshmja i konsideron thellësisht prekëse performancat e Jahos, nën vëshjen e Violetës.

Duke e interpretuar në skenë mbi 255 herë, për 44-vjeçaren, roli i Violetës është kthyer në personifikim të saj dhe të karrierës që ka në opera.

Tv Klan