20 minuta pasi kishte filluar seanca, traineri i Vllaznisë, Ernest Gjoka është shfaqur në stërvitjen e klubit shkodran. E shoqëronin dy efektivë të policisë, që e kanë marrë në ruajtje pas tentativës e mbrëmjes së të enjtes për ta goditur me thikë.

Tekniku është takuar më pas me lojtarët, të cilët siç duket edhe nga pamjet i kanë dhënë mbështetjen e tyre. Deri në përfundim të seancës oficerët e policisë ishin të pranishëm në fushën e stërvitjes.

Një ditë më parë trajneri i Vllaznisë u sulmua nga një person me thikë pas seancës stërvitore, por fatmirësisht nuk pësoi lendime. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. Ndërsa Federata e Futbollit mori vendimin për shtyrjen e ndeshjes Luftëtari – Vllaznia për të dielën.

Tv Klan