Ernest Muçi i jep fitoren Legias

Ernest Muçi

Ernest Muçi i jep fitoren Legias

23:34 21/09/2023

Sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në takimin me Aston Villa

Ernest Muçi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 3 – 2 të Legias së Varshavës ndaj Aston Vilës në javën e parë të Konferencë Ligës. Sulmuesi shqiptar realizoi 2 herë duke vendosur suksesin e ekipit polak në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes.

Në të parin u gjet i pambuluar nga mbrojtja kundërshtare, ndërsa në të dytin shënoi me një goditje të pakapshme nga portieri Emiliano Martinez. Po të enjten Ballkani i Suharekës e nisi garën në fazën e grupeve me humbje 1 – 0 në fushën e Viktoria Pëlzen. 

Tv Klan










Të ngjashme