Pas dy muajve pritje, Ernest Muçi rikthehet te goli. Sulmuesi shqiptar shënoi në portën e Goztepe, në eliminimin e Besiktas nga Kupa e Turqisë.

Muçi shpërdoroi një mundësi të artë në minutat e para të sfidës, që humbi me shifrat 1-3. Goditja e tij u ndal nga traversa, shënjestër që e përmirësoi në të 30-të.

Aksion perfekt nga shokët e skuadrës, me Rafa Silva që gjeti koordinatat e duhura për të gjetur Muçin, i cili i vetëm me portierin tundi rrjetën.

Një gol për kartolinë nga ana e sulmuesit kuqezi, por që nuk ndihmoi Besiktas për të garantuar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës. 24-vjeçari qëndroi në fushë për 70 minuta, duke u ndëshkuar me një karton të verdhë.

Goli i 6-të sezonal për futbollistin që këtë edicion ka gjetur ritmin nën urdhrat e teknikut, Ole Gunnar Solskjaer.

Klan News