Ernest Muçi ka shënuar golin e parë nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskajer te Besiktas.

Fantazisti shqiptar ishte vendimtar në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori në Kupën e Turqisë, ndaj Kirklarelispor.

Në minutën e 62-të, Muçi lëvizi bukur nga e djathta dhe pasi kaloi një kundërshtar, lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, e cila u ndal në rrjetë.

23-vjeçari ishte titullar dhe luajtur deri në minutën e 73-të, kur u zëvendësua nga Milot Rashica. Edhe sulmuesi i Kosovës ishte vendimtar me asist në minutën e 79-të, te goli i shënuar nga Joao Mario.

Muçi numëron 6 gola të shënuar me fanellën e Besiktas këtë sezon. /tvklan.al