Në vend të tij emërohet Quique Setien

Barcelona vendosi të shkarkojë Ernesto Valverde dhe të emërojë menjëherë Quique Setien si trajnerin e ri. Katalanasit nuk shkarkonin një trajner një trajner prej 17 vitesh.

I fundit ishte Luis Van Gaal. Vendimi për largimin e Valverde ishte i menjëhershëm pas dështimit në Superkupën e Spanjës. Zëvendësuesi Setien dhe firmosi për 2 vite gjysmë.

Ai nuk ka një karrierë të jashtëzakonshme, pasi më parë ka drejtuar skuadra si Las Palmas apo Betis, por gjithsesi është trajner prej thuajse 20 vitesh.

Debutimi i Quique Setien do të jetë të dielën ndaj Granada në kampionat, por rëndësi të veçantë do të ketë përfaqësimi në Champions League, ku muajin e ardhshëm do të luajë me Napoli. Barcelona po përpiqet prej kohësh të rikthehet fituese në arenën ndërkombëtare, por nuk merr një trofe të tillë prej vitit 2015.

Tv Klan