Peshëngritësi Ertjan Kofsha ka marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Spanjë, duke ngritur 161 kilogramë në provën më të mirë.

Ertjan Kofsha u klasifikua i pesti në stilin e shtytjes dhe po i pesti në dygarësh me 352 kilogramë të ngritur në total.

19-vjeçari, i cili konsiderohet një nga talentet peshëngritjes shqiptare, ka marrë edhe shumë medalje me moshat në Europë dhe botë.

Tv Klan