Vitin e kaluar aktori i njohur turk Engin Altan Duzyatan (i njohur për rolin e Ertugrul në serialin e famshëm të transmetuar në Tv Klan) nënshkroi një kontratë me një kompani pakestineze reklamash.

Biznesmeni nga Pakistani Kashif Zamir Choudhry i ka dhënë paraprakisht një kontratë me vlerë prej 90 milionë Rupee (rreth 570 mijë Dollarë amerikan) dhe nisi të përdorte emrin e aktorit në një fushatë reklamash.

Bashkëpunimi mes tyre zgjati pak kohë dhe Choudhry u ndalua për mashtrim, por u la i lirë.

Tani Engin Altan Duzyatan akuzon bashkëpunëtorin e tij për mashtrim. Sipas aktorit, çeku që ai ka marrë ishte fals dhe ka ngritur një padi në polici duke e akuzuar për mashtrim.

Deri tani policia ka mbi gjashtë akuza për Choudhry. /tvklan.al