Aktori turk, Engin Altan Duzyatan, fama e të cilit tashmë ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të Lindjes së Mesme, ka marrë një ofertë interesante nga familja e Emirit të Kuvajtit.

Sheikët arabë dëshirojnë të prodhojnë një parfum me emrin e aktorit. Për këtë, kushëriri i Emirit të Kuvajtit, Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah, Majed Al Sabah ka mikpritur në vendin e pasur me naftë Duzyatanin dhe bashkëshorten e tij.

Sipas mediave turke, sheiku kuvajtian ka arritur ta bindë Duzyatan, pas përgjigjes pozitive të të cilit, ka kaluar në kontakt me markat më të njohura të parfumeve.

Sipas “Haberturk”, parfumi me emrin e Duzyatan do të shpërndahet në të gjithë botën.

Pas bisedimeve rezultateve, sheiku kuvajtian e ka shëtitur aktorin 39-vjeçar, të njohur për rolin e Ertugrul në serialin historik me të njëjtin emër, në çifligun e tij të famshëm të kuajve.

Detajet ekonomike të marrëveshjes nuk bëhen të ditura, por mendohet se shifrat janë tepër të larta.

/tvklan.al