“Ertugrul” drejt fundit


“Ertugrul” drejt fundit

11:28 24/03/2019

Seriali më i ndjekur historik, “Ertugrul”, po transmeton sezonin e tij të fundit në Turqi dhe Shqipëri.

Media turke raporton se episodi i fundit i serialit do të transmetohet premierë në Turqi më 29 Maj 2019.  Ekipi i produksionit mësohet se ka vendosur kështu që ta përfundojë serialin para pushimeve verore, ndërsa në vjeshtë saga do të vazhdojë me të birin e Ertugrul, Osmanin.

Emiri serialit ndjekës do të jetë “Dirilis Osman (Gazi)”. Ndërsa aktor kryesor nuk do të jetë më Engin Altan Duzyatan (Ertugrul) por Burak Ozçivit, i cili do të luajë rolin e të birit të Ertugrul, Osmanit.

“Osman Gazi” parashikohet nisë transmetimin në ekranin e TRT 1 në muajt Tetor ose Nëntor të këtij viti. /tvklan.al







Të ngjashme