Ervin Salianji u dënua sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Pas dënimit, deputeti i Partisë Demokratike, ka ardhur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan për të sqaruar shumë pikëpyetje rreth çështjes së tij. Për Salianjin, vendimi për ta dërguar në qeli nuk është ekzekutuar ende.

Gjatë diskutimit, Salianji u shpreh se “ka guximin që t’i bjerë ballit me emër, me mbiemër”. Pas kësaj, ai deklaroi se gjyqtari i çështjes së tij është në përgjimet e Sky ECC, në vendim gjykate ku i jepen para për të shpëtuar Toyota Yaris-in.

Salianji tha se do të ketë edhe përgjime të tjera në vijim. Ai shton se është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Ilbiba Bezat pasi kjo e fundit ka rezultuar në KPA si “e papërshtatshme në vazhdimin e detyrës”.

Ervin Salianji: Nëse ju e publikoni keni vendim gjykate apo që ndalon publikimin, gjyqtari i çështjes, i pari,  ky Artan Gjermeni është në përgjimet e Sky në vendim gjykate që i jepet lekë për të mbyllur çështjen e Toyota Yaris-it, e  dini ju këtë apo jo, prandaj nxitojnë këta se do të merrem unë me këto edhe nga burgu, por po të isha jashtë do të merresha më shumë.

Blendi Fevziu: Ke edhe më shumë kohë brenda në burg.

Ervin Salianji: Ke edhe vendim gjykate, po jua them që të hapin një proces të ri, në vendim gjykate që gjyqtari që e sjellin vërdallë për të dhënë vendim, për të shpëtuar Toyota Yaris-in, e ke në përgjimet e Sky, e ke te vendimi i këtij prokurorit të Vlorës. Tani do të kesh përgjime të tjera mbrapa.

Blendi Fevziu: Ka?

Ervin Salianji: Po, po. E dini ju që ky është në përgjimet e prokurorisë së Torinos që urdhërohej nga Enver Dondollaku për të shpëtuar një personazh Liçi këtu nga krimi, apo jo? Të gjitha këto që ne një pjesë do t’i çojmë në SPAK se unë do të komunikoj me mbrojtësit ligjorë, këto do të jenë. Publikojini sepse ndalohet publikimi në vendim gjyqësor, i ke aty. Doni t’ju them dy elementë të tjerë? Ne kemi  kërkuar përjashtuar e gjyqtares Ilbiba Bezat. Kjo gjyqtare është kunata e motrës së Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre. Kjo zonja që ta dini ju, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në korrik, kur bënte me histeri të madhe me deputetët që nuk donte të largohej, ka këtë vendim nga DSIK. Bazuar në nenin 39, pika 2 e  ligjit 84, 2016, me anë të raportit mbi kontrollin e figurës për subjekte dhe rivlerësimt, Ilbiba Bezat , po i referohem Komisionit, KPA-së në vetting, papërshtatshmëri në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit, Ilbiba Bezatin.

Blendi Fevziu: Për çfarë arsyeje?

Ervin Salianji: Papërshtatshmëria do të thotë që o ke lidhje me krimin, o ke konktakte të papërshtatshme. E kemi kërkuar përjashtimin, e kanë mbajtur me zor.

Për një tjetër gjyqar, Salianji thotë se ka qenë përfaqësues i PS në KQZ dhe dëshiron të shkojë në Gjykatën e Lartë. Sipas deputetit, për ta bërë këtë i është vendosur kusht dënimi i Salianjit.

Ervin Salianji: Motra e vet, nënkryetare e bashkisë  Shkodër. Ky vetë është ish-përfaqësues i PS në KQZ. Këtu do të jeni prapë, do ta diskutoni, do të dalë edhe PD, do të merreni edhe me vettingun e tyre. Ky do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ka 6 muaj e mbajnë peng dhe thotë në çdo tavolinë se nuk është sekret tani, që “e kam detyrim që të shkoj në Gjykatë të Lartë, duhet të dënoj Ervin Salianjin./tvklan.al