Prokuroria merr si të pandehur ish deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Të premten ai është thirrur në Prokurori ku pritet të komunikohet akuza për “kallëzim të rremë” për audiopërgjimin “Xhafaj-Babale”.

Partia Demokratike e cilëson këtë vendim të organit të akuzës të ndikuar politikisht nga qeveria Rama. Në reagim PD theksohet se Salianji është denoncuesi dhe jo ai që ka bërë krimin.

Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, për sa kohë Edi Rama të jetë në qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë i paprekshëm

”. Sipas PD-së, denoncimi faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik.

Tv Klan