Gjykata e Apelit e Tiranës ka rikonfirmuar masat e sigurisë për Ervis Martinajn dhe Eljo Haton, të përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut ku u vranë Fabian Gaxha dhe u plagosën ata vetë. Martinaj u la në burg për 30 ditë, ndërsa Hato do qëndrojë në qeli pa afat.

Një ditë më parë policia arrestoi Redi Popeskun pronarin e lokalit, ku ndodhi konflikti. Në kërkim për këtë çështje vazhdojnë të jenë Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe komando Mervjol Bilo.

Tv Klan