Erzeni priti 19 vjet për titullin kampion në volejboll për meshkuj. Ekipi nga Shijaku fitoi trofeun pas 4 finaleve të luajtura me Partizanin. E fundit u zhvillua në pallatin e sportit “Dhimtraq Goga” ku shijakasit mundën ekipin kryeqytetas me rezultatin 3 – 1 me sete.

Pas suksesit në Tiranë në sfidën e tretë Partizani u përpoq të thyente Erzenin e Arben Sakos edhe në finalen e katërt për të diskutuar titullin në sfidën e fundit. Të kuqtë fituan setin e parë, por më pas shijakasit e kthyen lojën në favorin e tyre.

Një përmbysje që nuk ishte e lehtë veçanërisht në setin e tretë që u mbyll me rezultatin 28 – 26. Në sezonin e rregullt Partizani e mbylli në krye të klasifikimit, por nuk arriti të marrë trofeun që mungon prej 1981. Ekipi i drejtuar nga Ylli Tomorri duhet të presë sezonin tjetër për të synuar sërish tillullin e shumë kërkuar.

Tv Klan