Challange Cup, shijakasit fitojnë 3-0

Erzeni fitoi derbin e parë të volejbollit me Partizanin në volejboll për meshkuj.

Skuadra nga Shijaku fitoi me rezultatin 3 – 0 me sete sfidën e parë në Challange Cup të mërkurën në Tiranë.

Reagimi i volejbollistëve të Partizanit ishte i pamjaftueshëm për të fituar të paktën një set.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 27 Nëntor në Durrës. Ekipi që shkon më tej do të përballet me Milano Vollej.

Tv Klan