Testet e roverit të ESA-s për misionin e ardhshëm në Hënë po kryhen mbi Etna, në Sicili.  Agjencia hapësinore evropiane ka nisur provat në terrene të ngjashme me ato të satelitit tonë, pikërisht për t’u përgatitur për misionin që parashikon stacionin hapësinor hënor Gateway.

Roveri Interact peshon 300 kg, është autonom dhe ka një teknologji shumë të avancuar dhe parashikohet të jetë thelbësor për të kryer kërkime në mjedise të vështira. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për në Hënë apo planet të tjerë, por edhe mbi Tokë, kryesisht në mjedise të vështira e të paeksploruara si thellësitë oqeanike.

Testet që po kryhen nuk janë të parat, dhe do të vijojnë pasi objektivi është që kur të jetë në  Hënë të arrijë të mbledhë kampione me përbërjen e sipërfaqes, dhe madje projekti parashikon që të kontrollohet nga dy burime, nga salla e stacionit që do ndërtohet në Hënë, por edhe nga salla e kontrollit në Tokë.

Klan News