“Shpresojmë në rezultate në takimin Kurti-Vuçiç”

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në një bisedë online me gazetarët ai tha se shpresonte që takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiç do të krijojë mundësi për një përparim të gjerë në bisedime.

Eskobar tha se vendimi për të nisur reciprocitetin në 1 Shtator nuk është një shtyrje, por një mundësi për të gjetur zgjidhje që do të ndihmonte integrimin dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Tv Klan