Zëvendëndihmës Sekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, do të flasë këtë të enjte në Komisionin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai do të raportojë për angazhimin e administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor, transmeton Klankosova.tv.

Siç raportohet, kjo seancë është organizuar nga nënkomiteti për Evropë, energji, mjedis dhe teknologji.