Takime me krerët politikë të vendit

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë.

Ai do jetë në Tiranë në datën 9 Dhjetor dhe pritet të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Vizita e tij zhvillohet në të njëjtën ditë kur administrata amerikane pritet të shpallë sanksionet ndaj të gjithë atyre personave dhe zyrtarëve qeveritar në të gjithë botën që dyshohet se punojnë kundër demokracisë dhe se merren me aktivitete kriminale dhe korrupsion.

Tv Klan