Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili prej kohësh është distancuar nga muzika por në rrjetet e saj sociale vazhdon të jetë mjaft aktive, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Madje ajo po qëndron afër me publikun edhe me emisionin e saj ku është moderator dhe autore. Ajo është quajtur si diva e muzikës dhe është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në Instastory, të realizuar pas një marrje trajtimi estetik për fytyrën. Ajo shihet me buzë të lyera të kuqe, por nuk ka vënë make-up në fyryrë duke vënë në pah pamjen e saj natyrale dhe pa asnjë rrudhë pavarësisht se është 41 vjeç. /tvklan.al