Bukuroshja Afrona Dika, së fundmi ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një foto, e cila ka ngritur mjaft dyshime, për një shtatzëni të mundshme.

Por para se aludimet të rriteshin, modelja bëri të ditur se nuk është shtatzënë, por thjesht ka shtuar disa kilogramë më tepër.

Blero dhe Afrona kurorëzuan në martesë në muajin Shtator të vitit të kaluar dashurinë e tyre, në një ceremoni e cila mori vëmendjen e madhe të mediave rozë.

Në rrjetet e tyre sociale, ata vazhdimisht publikojnë foto ku shihen mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit. /tvklan.al