Është bërë depresiv nga pandemia, Blerina sjell bashkëshortin italian tek “Ka një mesazh për ty”



Është bërë depresiv nga pandemia, Blerina sjell bashkëshortin italian tek “Ka një mesazh për ty”

17:26 10/01/2021

Blerina ka zgjedhur të ftojë bashkëshortin e saj italian në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i ndryshuar monotoninë dhe për ta gëzuar sado pak. Sipas saj për shkak të pandemisë, Antonio është bërë shumë depresiv dhe rri gjithë kohës duke parë ndeshje dhe duke ndenjur në telefon.

Ata punojnë të dy në Call Center dhe për shkak të pandemisë, punojnë nga shtëpia. Si duket kjo gjendje nuk ka ndikuar mirë në psikologjinë e djalit italian, i cili përveçse ndodhet në një vend të huaj, ai duhet të qëndrojë i mbyllur në shtëpi për shkak të virust.

Blerina: Tani jemi stabilizuar këtu, punojmë nga shtëpia për shkak të pandemisë. Unë prandaj e kam sjellë këtu sepse ai është bërë shumë depres, rri vetëm në krevat, është shumë stresus, rri vetëm duke parë ndeshjet, nuk dëgjon italisht dhe ka filluar të ndjejë mungesën e Italisë. Prandaj erdha që t’i jap pak gëzim, kur shkoi kamera dhe i tha ti je Antonio, ai u gëzua jashtë mase, filloi të marrë në telefon gjithë motrat e veta, mamën, më shikoni në televizor, i dhashë pak spunto. Filloi të gëzohej që në atë moment sepse kjo pandemia, duke punuar nga firma kishte shokët e punës të fliste italisht, pinte një kafe.

Ardit Gjebrea: Ju keni dhe një vajzë.

Blerina: Po Natalia, është 2 vjeç e gjysmë, është arsye e jetës sime dhe e Antonios. Ai e do shumë dhe është shumë i lidhur me të. /tvklan.al






Të ngjashme