Një dyqan është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Stefanaq Pollo’ në kryeqytet.

Nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të dëmtuar, ndërkohë zjarrfikësit u lajmëruan për të vendosur flakët në kontroll. Në këtë njësi tregtare shiteshin enë kuzhine.

Në një video për Klan News, pronari i këtij biznesi thotë se nuk ka lënë asgjë ndezur, ndërkohë që një prej qytetarëve që e ka banesën ngjitur me dyqanin i thotë që po merr flakë edhe shtëpia e tij.

Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike.

Klan News