Një grua e cila pretendon se është “milionerja më e lirë në botë” ka thënë se nuk harxhon asnjë qindarkë më shumë sesa duhet dhe madje ha ushqim për mace për të kursyer.

Aimee Elizabeth e cila ka një pasuri prej 5.3 milion dollarë nuk dëshiron që të paguajë asnjë qindarkë më shumë sesa 730 £, ose $ 1,000 në muaj.

50-vjeçarja, nga Las Vegas në një intervistë për një media të huaj, thotë se ka zbuluar se si të kursejë para në çdo aspekt të jetës së saj të përditshme.

 “Unë mbaj dushin e fikur, më duhen 22 minuta për ta ngrohur aq sa të bëj dush, kështu që e ndez çdo mëngjes kur ngrihem. E vendosa atë për 22 minuta kështu që unë e di saktësisht kur dushi im është gati sepse Zoti na ruajt që të harxhoj edhe një minutë më shumë për ngrohjen e ujit”, u shpreh ajo.

Aimee pohoi se me këtë veprim kaq të thjeshtë kursen 58 £, ose 80 dollarë në muaj. Ajo tregoi se kursen rreth £ 146,000 çdo vit thjesht duke mos blerë ndonjë gjë të re. 50-vjeçarja gjithashtu edhe një sfungjer e përdor derisa të prishet apo kalbet.

Shtëpinë ia ka lënë ish-burri i saj Michael pas divorcit dhe ai i ka dalë vullnetar që t’ja paguaj pastruesen e shtëpisë duke i kursyer edhe 292 £ çdo muaj. Aimee ka treguar se ajo ha ushqim për mace që është me një kosto të lirë. Kur niset për udhëtime biznesi në LA, ajo vozit për orë me radhë me makinën e saj 17-vjeçare në mënyrë që të kursejë tarifën ajrore 182 £ (250 dollarë). /tvklan.al