Pas eksperiencës si moderatore në emisionin e mëngjesit, Anjeza Maja i është rikthyer spektaklit. Ajo sëbashku me partnerin e saj Romeo Veshaj janë çift konkurrentësh në “Dance With Me”. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu eksperiencën e saj si balerinë.

https://youtu.be/Q13PhGpeLbI?t=6m

“Është e tmerrshme për balerinët profesionistë të merren me ne që nuk kemi lidhje me baletin. Por jemi përshtatur, pavarësisht gjatësisë. Albi është përpjekur të na ja

pë koreografi që na përshtaten. Në këtë konkurs na e thonë të gjithë që interpretimi është shumë i rëndësishëm. Gjatë kohës që luhen këngët, unë kërcej dhe më duket sikur i heq emocionet dhe jam gati për numrin tim”,

tha Maja.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien me anëtarët e jurisë, Maja tha se raportet mes tyre janë shumë të mira, ndërkohë që shtoi se gjithçka është show.

“Kemi marrëdhënie shumë të mira me jurinë. Ata gjithmonë mundohen të jenë të dashur me ne. Roberti këtë vit është ndryshe. Ai po bën punën e vet aty dhe ne po bëjmë punën tonë, është e gjitha një spektakël, një show. Ashtu siç ne mendojmë se kërcyem drejt edhe Roberti është i drejtë në pozicionin e vet”,

shtoi moderatorja.

/tvklan.al