Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është infektuar edhe vetë nga koronavirusi “COVID-19”, ka dhënë dy këshilla për qytetarët.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Brataj u shpreh se qytetarët duhet të shmangin kontaktet me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë sa më shumë të izoluar.

Blendi Fevziu: Çfarë do t’u thoshe shikuesve? Ka një ankth të madh, ka një frikë nga infeksioni, ka një lloj stigme. Çfarë mund t’i thoshit qytetarëve në këtë moment?

Skënder Brataj: Qytetarët e dinë shumë mirë që kjo betejë e padukshme kërkon të bëhemi ne të padukshëm jo virusi, virusi e dimë që është i padukshëm. E vetmja gjë është që të mos ketë kontakt njerëzor. Ne e kemi thënë e rithënë me qindra e mijëra herë. Por nuk është e thënë që shumë njerëz mos ta kenë virusin dhe janë burim infeksioni për të tjerët. Ky distancim social i shërben dhe kësaj që ne mund të jemi pozitivë, nuk e dimë, por duke u izoluar ato 14 ditë, detyrimisht nuk do të infektojmë të tjerët.

E dyta, dhe në qoftë se na ndodh të marrim masat në kuptimin e komunikimit me mjekun e familjes, me një 127 dhe me spitalin përkatës, kujdes, duhet t’i lëmë vizitat tek njëri-tjetri. Mos të shkojnë tek prindërit, mos të shkojnë tek gjyshërit, sepse janë fasha më e rrezikshme e shoqërisë dhe më e komplikuara e tyre/tvklan.al