Edhe pse prej afro dy muajsh opozita proteston çdo javë duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj shfaqet i pashqetësuar, madje ironizon protestuesit demokratë.

Gjithsesi kryebashkiaku u kujton se dhunimi i një institucioni si Bashkia, duke hedhur bojë e molotovë, është dhunimi i pronës së përbashkët. Veliaj është i bindur tek fitorja e mandatit të 4 të Edi Ramës dhe për këtë iu kërkon socialistëve të Tiranës, ku ai është drejtues politik i qarkut të mobilizohen më fort.

Në 12 Qershor, Partia Socialiste feston 33 vjetorin e themelimit. Por kryebashkiaku ka zgjedhur ta nisë më herët festën duke shpërndarë certifikata mirënjohjeje për çdo kontribuues e drejtues të kësaj force në çdo njësi. Ai e ka nisur nga organizatat socialiste të njësisë 5, që për selinë roze konsiderohet hambari i votave të majta.

Tv Klan