Programit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan iu bashkua Prayla, e cila vjen nga Durrësi. Ndërsa në publik ndodhen të gjithë familjarët e saj që kanë ardhur për ta mbështetur, Prayla tregon se edhe ajo është admiruesja dhe e afërmja e një prej reperëve më të famshëm në Shqipëri.

Alketa Vejsiu: Dëgjo, ti fansja e kujt këngëtari je? Është një këngëtar që e ke shumë qejf ti, që thua është më i miri i muzikës në Shqipëri, “The King?”

Prayla: Dhurata Dora.

Alketa Vejsiu: Po pse s’e the emrin e atij që duhet të thuash moj? Po ai daja jot si e ka emrin?

Prayla: Rigels.

Alketa Vejsiu: Atë emrin e artit, atë që e njohin të gjithë shqiptarët, si i themi ne atij?

Prayla: Noizy.

Alketa Vejsiu: Kjo është mbesa e Noizy-t. Kjo vajza e vogël është mbesa e Noizy-t dhe ka shumë dëshirë që të këndojë këngën e dajës së vet. Cila është kënga e preferuar?

Prayla: “Mi Amor”.

Prayla tregoi edhe se si i drejtohet reperit të njohur.

Alketa Vejsiu: Si e thërret ti dajën në shtëpi, Noizy apo Rigels, si i thua?

Prayla: Daja./tvklan.al