Google na prezanton me emoji të personalizuara, të cilat i gjeni në Gboard (tastiera e Google) dhe ju duhet  vetëm një foto selfie për t’i krijuar. Kjo mënyrë e re i ofron përdoruesve një prezantim më të mirë të vetes së tyre.

Nëse jeni lodhur duke kërkuar për emojin tuaj dhe nuk e keni gjetur akoma, tani ju duhet vetëm një foto. Të gjitha emojit e krijuara mund të personalizohen duke ndryshuar ngjyrën e syve, flokëve, mund të vendosni syze apo një kapele dhe në fund nuk do keni një emoji të vetëm, por do të keni disa versione për të zgjedhur të duhurin.

Ky shërbim i ri nga Google është ofruar edhe më parë nga Apple me Animoji dhe Bitmoji i Snapchat, por këtë herë mund ta përdorni në të gjitha sistemet, si në iOS dhe Android direkt nga tastiera e telefonit tuaj.

/tvklan.al