Gjatë emisionit ‘Opinion” gazetari Blendi Fevziu lexon mesazhin që i vjen nga kreu i grupit parlamentar i PD. Gazment Bardhi akuzon socialistin Plarent Ndreca se është nën hetim, pasi akuzohet sipas tij për shkelje të barazisë në tender. Nga ana tjetër Ndreca mohon çdo akuzë që pretendon Gazment Bardhi, duke thënë se ai nuk është në hetim. “S’është e vërtetë. Zero kallëzim për mua, zero lekë të shpenzuara nga buxheti i shtetit”, tha Ndreca.
Blendi Fevziu: Kryetari i grupit parlamentar i PD, se ky i di të gjitha, Gazment Bardhi më thotë: meqenëse na thotë se nuk ka vjedhur, Plarent Ndreca është person nën hetim bazuar në një kallëzim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkeljet në barazisë në tender kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin në disa godina të komisariateve. Qartësisht SPAK ka dalë në konkluzionin që Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm, ka shkelur ligjin në paracaktimin e kompanisë fituese.
Plarent Ndreca: Do ma çosh atë mesazhin mua!
Blendi Fevziu: E lexova këtu.
Plarent Ndreca: Jo ma ço se nuk është e vërtetë!
Blendi Fevziu: S’është e vërtetë! Konfirmim, që s’është e vërtetë. Zoti Bardhi s’është e vërtetë thotë Ndreca.
Plarent Ndreca: S’është e vërtetë. Zero kallëzim për mua, zero lekë të shpenzuara nga buxheti i shtetit.
Blendi Fevziu: Zero kallëzim për ty.
Plarent Ndreca: Nuk jam kallëzuar unë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Zero lekë nga buxheti i shtetit. Duhet të ketë durim se edhe Gazment Bardhi nuk ndryshon nga këta përballë ore, atë do ai./tvklan.al