Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshkaqen shfaqet prapa shpinës së dy zhytësve në bregdetin skocez. Kjo foto është realizuar muajin e kaluar. Do Clark dhe kolegu i tij po zhyteshin, kur u befasuan nga vizita e papritur e një peshkaqeni me gojë të hapur.

Ai thotë se fillimisht u tremb, por ruajti qetësinë. Fatmirësisht për ta, ai nuk ishte një peshkaqen i bardhë, por i padëmshëm. Ata ushqehen përgjithësisht me gjallesa të vogla dhe nuk përbëjnë rrezik për njerëzit.

Dy zhytësit thonë se zakonisht në këtë periudhë, shumë kafshë mblidhen në ujërat e Skocisë.

/tvklan.al