Është përleshur me Sonilën? Çfarë thotë Kreshniku për shenjat dhe të çjerrat në fytyrë



Është përleshur me Sonilën? Çfarë thotë Kreshniku për shenjat dhe të çjerrat në fytyrë

17:14 18/05/2021

Për të katërtën javë radhazi, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka vijuar me trajtimin e historisë së vdekjes së Sonila Canit në Torino të Italisë. Drejtuesi i emisionit Uniko udhëtoi drejt Torinos ku intervistoi bashkëshortin e Sonilës, Kreshnik Canin.

Ky i fundit dyshon se gruaja e tij është vrarë dhe jo vetëvarur, madje akuzon disa prej të njohurve të tij, shtetas shqiptarë në Torino, që kanë gisht në ngjarje.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka për disa shenja që Kreshnik Cani ka pasur në fytyrë duke ngjallur dyshime për përleshje mes tij dhe Sonilës ditën e ngjarjes, Kreshniku i mohon këto pretendime. Ai thotë se ditën kur pa gruan të vetëvarur në tualetin e shtëpisë, tentoi të vriste veten dhe shenjat i janë shkaktuar në këtë mënyrë.

Spartak Koka: Për cilat arsye, të tjerët mund ta vrisnin Sonilën sepse ne kemi marrë në intervistë dhe palën tjetër, ata persona të cilët ti nuk i ke përmendur me emër por janë vetëofruar dhe kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes. Ai thotë unë i jam gjetur pranë Kreshnikut, madje atë ditë Kreshniku, sipas tij, i ke kërkuar 100 Euro borxh. Si ka mundësi, thotë, më kërkoi 100 Euro borxh kur 17 mijë Euro të tjera i ka pasur në shtëpi?

Kreshnik Cani: Ata e dinin shumë mirë që unë sa herë dilja kohët e fundit nuk dilja me lekë në xhep, sepse unë isha një njeri që shpenzoja. Sonila më jep lekë të kufizuara, nga 20-30 jo më shumë se 50 Euro. Dhe atë ditë kur kemi qenë matanë, më kujtohet shumë mirë që jo 100 po i kam marrë 80 Euro borxh sepse ishim të detyruar të pinim. Ashtu e nisëm duke pirë dhe na duhej të shpenzonim 80 Euro të tjera, edhe i kam thënë m’i jep se do të t’i jap unë sepse s’kisha në xhep se me aq lekë dola sa për të blerë cigare.

Spartak Koka: Tek ju ka konstatuar që keni pasur shenja dhune, gërvishtje në qafë dhe keni pasur probleme te njëri prej syve. Ai thotë që ka konstatuar tek ty çjerrje.

Kreshnik Cani: Nuk është e vërtetë. Më fal 1 sekondë. Unë kam pasur shenja, kam dhe fotografi atë ditë, kam pasur edhe gati pas 1 jave e ca, sepse këtu vetë ka qenë policia dëshmitare që unë i bija murit me kokë pasi më ka ndodhur ajo gjë. Çjerrje s’ma merr mendja, mund të më kenë çjerrë policat duke më mbajtur faktikisht sepse unë kam tentuar të hidhesha nga ballkoni, kjo është gjë e vërtetë. Kam dhe çarë buzën këtu, se s’po dija çfarë bëja më, i bija vetes, është e vërtetë kam fotografi. Tani mos thonë që kam pasur unë përleshje këtu në shtëpi, është e vërtetë kjo gjë. Mua më kanë mbajtur mbi 7 policë këtu.

Spartak Koka: Sipas dëshmisë së tij, thotë që i kam thënë Kreshnikut mos ke dorë ti në këtë ngjarje?

Kreshnik Cani: Jo, jo. Më ka thënë që nuk je as i pari dhe as i fundit, ne na ka ndodhur dhe me gruan e vëllait tonë, mos qaj shumë, mos bëj kështu.  /tvklan.al







Të ngjashme