Igli Tare duket favoriti për tu emëruar drejtor sportiv te Milani. Shqiptari ka bindur pronarët dhe drejtuesit e kuqezinjve, për t’i besuar atij revolucionin në verë.

Tare e njeh mirë Serinë A, pasi punoi për 15 vite si drejtor sportiv te Lazio. Ai njihet për intuitën, shpesh duke blerë lojtarë me çmime të ulëta dhe për t’i shitur ata me shifra të mëdha, për të mbushur arkat e klubit.

Më poshtë po ju sjellim disa nga lëvizjet e zgjuara dhe fitimprurëse nga Igli Tare te Lazio.

Milinkovic Savic: U afrua për 12 milionë Euro nga Genk dhe u bë një nga mesfushorët më të mirë në Serinë A. Serbi u shit tek Al Hilal për 40 milionë Euro.

Stefan De Vrij: U ble për 7 milionë Euro nga Feyenoord. Ai u largua falas nga Lazio për Interin, në një kohë kur vlera e tij në Transfermarkt ishte 40 milionë Euro.

Mauro Zarate: Ishte një nga lojtarët më të spikatur te Lazio, me 34 gola dhe 26 asistime në 126 paraqitje.

Keita Balde: U ble për 300 mijë Euro dhe u shit nga Lazio për 30 milionë Euro.

Luis Alberto: Arriti si një i panjohur dhe në pak kohë u bë një nga më të mirë në Serinë A. Ai shënoi 51 gola dhe 79 asistime në 307 paraqitje. Ta mendosh, që ai mbërriti në Romë për më pak se 7 milionë Euro.

Ciro Immobile: Të trë treguar historinë e tij te Lazio, shifrat janë të mjaftueshme. U ble për vetëm 9 milionë Euro dhe në 7 vite në Romë, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, me 207 gola dhe 54 asistime në 340 ndeshje.

Joaquin Correa: U ble nga Tare për 17 milionë Euro dhe u shit për 30 milionë Euro.

Felipe Anderson: U ble për 7.5 milionë Euro nga Sao Paolo dhe u shit te West Ham për 38 milionë Euro.

Miroslav Klose: U mor falas nga Bayern Munich, në një kohë kur të gjithë mendonin se epoka e tij ishte mbyllur. Gjermani shpërbleu besimin e klubit, me 63 gola dhe 35 asistime në 171 ndeshje.

Antonio Candreva: U ble për 8 milionë Euro nga Udinese dhe i shit te Interi për 22 milionë Euro.

Lucas Biglia: Lazio e bleu për 8 milionë Euro tek Anderlecht dhe më pas u shit te Milani për 20 milionë Euro.

Simone Inzaghi: Jo vetëm lojtarë, por Tare i dha mundësinë Simone Inzaghit në Serinë A, me teknikun aktual të Interit, që tani është kthyer në një nga më të suksesshmit.

/tvklan.al