Këngëtarja Rozana Radi përmes rrjetit të saj social Instagram ka publikuar disa foto nga pushimet e saj. Ajo që tërhoqi vëmendjen është mbishkrimi bashkëngjitur fotove. Rozana vjen me një mesazh mjaft të bukur dhe frymëzues për shumë femra.

Këngëtarja nuk e ka aspak problem që të pranojë që ka shtuar disa kilogramë, por kjo nuk e bën atë një grua më pak tërheqëse, apo inteligjente. Më tej, ajo shton se ajo nuk është perfekte, por një kilogramë më shumë në trup nuk e bën më pak të lexuar. Rozana ka disa fjalë edhe për të gjithsa atë që bullizojnë të tjerët në rrjetet sociale.

Po kam shtuar kg dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kg nuk je një grua inteligjente. Nuk do të thotë, që po pate celulit, burrat nuk të duan më si më parë. Është problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë”. Është problemi i të gjithave ju me adresa fallco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me sms për të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale. Është thjeshtë të mos kesh “fytyrë” e të gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më impresionojnë muskujt tek një burrë dhe pse i vleresoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek unë. Mënyra se si qesh, se si surprizohem. Një kg më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar. Unë nuk jam perfekte”./tvklan.al