Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj  

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj  

09:58 23/09/2022

Shtyhet seanca gjyqësore e Arbër Paplekaj për të mërkurën e ardhshme. Arsyeja se jo të gjithë avokatët janë njohur me dosjen voluminoze.

Sot u zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të 2021. Paralelisht do gjykohen edhe për 2 nën drejtorët e policisë Albert Nushi dhe Niko Palla si dhe 6 efektivët e policisë Shqiponja që kanë qenë prezentë në ngjarje.

Ndaj Arbër Paplekaj prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethanat cilësuese, ndërkohë për 2 nën drejtorët dhe për 6 efektivët, për shpërdorim detyre, për mos ndërhyrje në momentin e konfliktit. /tvklan.al





Të ngjashme