Në puntatën e sotme të emisionit “Stop” në Tv Klan, janë publikuar disa video të denoncuara nga qytetarët.

Në rastin e parë, denoncohet një pallat në katin e dytë që ofron pamjen e një magazine tapetesh.

Në Patos, pranë kishës, eshtra të dekompozuara kanë dalë në sipërfaqe.

Në Yzberisht, del tym me shtëllunga nga një ndërtesë, duke ndotur gjithë zonën përreth.

Në Tiranë, ujërat e zeza kanë shpërthyer në sipërfaqe dhe askush nuk kujdeset të marrë masat.

Janë këto disa nga episodet që u shfaqën në “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”. /tvklan.al