Kelmend Balili do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme për arsye shëndetësore 

Kelmend Balili i cilësuar si “Eskobari i Bllakanit” ka fituar betejën me drejtësinë. Prej gati një viti ai kishte kërkuar që të shlyente dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas disa betejave me Gjykatën e Elbasanit, ekspertët kanë qenë ata që kanë vendosur për fatin e Balilit. Sipas tyre ai duhet të qëndrojë në një burg të sigurisë së zakonshme për shkak të problemve shëndetësore dhe të zhvillojë takime të shpeshta me mjekët.

Gjyqtarja Pajtime fetahu më 9 Korrik pasi ka marrë në dorë akt-ekspertizën ka vendosur që Kelmend Balili të lëvizë nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkojë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Aprovimin për ndërrimin e burgut të vuajtjes së dënimit për “Eskobarin e Ballkanit” e ka dhënë edhe Prokuroria, e cila i ka pohuar gjykatës dakordësinë pas akteve të ekspertimeve të mjekëve.

Kelmend Balili u dënua nga ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 17 Tetor të 2019, me 14 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij iu ul 1/3 dhe përfudnimisht u dënua me 10 vite heqje lirie.

Balili u gjend fajtor për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Sipas dosjes, në 2016 Kelmend Balili ka organizuar transportimin e një sasie prej 678 kg kanabisi nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë, në bashkëpunim me katër persona të tjerë.  

Pas disa vitesh në arrati Balili u vetëdorëzua në Drejtoin e Policisë së Tiranës më 15 Janar të 2019. 

Klan News