Eskorta e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë sot në një aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Zyra e Presidentit e ka konfirmuar aksidentin.

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit. Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar. Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore”,

thuhet në komunikatën e presidencës.

Kurse, Policia ka thënë se nga ky aksident ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një aksident trafiku pa lëndime, por me dëme materiale, në rrugën Prishtinë –Pejë, afër Kroit të Mbretit në Komoran. Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit për të kryer procedurat e parapara për vend-shikim”,

ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, sipas zëdhënësit të Policisë, në afatin optimal rruga është lëshuar për qarkullim normal./REL