Në Kukës nuk ka raste të infektuar me ethet e Nilit, por risku është i madh. Mjeku infeksionit në spitalin rajonal “Mark Nufi” thotë se rreziku ekziston. Por në rast shfaqjeje të kësaj semundje, nuk mund të ketë trajtim në Kukës.

Ethet e Nilit transmetohen përmes mushkonjave. E të tilla kushte ka plot në zonën ndërkufitare. Liqeni është njëri prej territoreve favorizues. Por edhe lëvizja e dyanshme e qytetarëve, mallrave, bagëtive duke u kthyer në bartës të rrezikshëm.

Lokalet fare pranë kufirit janë ndër më të frekuentuarit e këtij sezoni. Qytetarët vijnë nga të gjitha anët. Unitet Fanaj, njëri prej pronarëve thotë se lokali dhe kompleksi i pishinave frekuentohen shumë.  Ai flet për shtimin e masave profilaktike të higjienës, por edhe kontrollet e shpeshta që bëjnë inspektorët e shëndetësisë të Kosovës.

Në 10 ditëshin e fundit, rreth 20 persona kanë humbur jetën në Itali, Greqi, Serbi e Kosovë. Kurse shumë të tjerë rezultojnë të prekur nga ethet e Nilit.

Tv Klan