Ethet e titullit kampion kanë kapluar Napolin. Pavarësisht se mungon matematikisht, jugorët janë të bindur se do të jenë ata fituesit e Skudetos. Në këtë mënyrë, këshilli bashkiak ka përpiluar planin e organizimit të festimit, gjithmonë në rast se Napoli fiton titullin e katërt në historinë e saj me një pikë avantazh në renditje ndaj Interit me 90 minuta të mbetura në lojë.

Dy autobusë të hapur do të parakalojnë përgjatë bregdetit napoletan, për një segment rreth 2.5 kilometra të gjatë. Ndërkaq në zonat përrreth do të vendosen katër ekrane të mëdhenj për t’u treguar paradën atyre që nuk mund të arrijnë të ndjekin të gjithë intinerarin. Dita besohet të jetë e hënë, edhe pse ende kjo nuk është zyrtare.

Sipas mediave italiane, Bashkia ka ndarë 500 mijë euro për këtë qëllim, të cilat do të përdoren edhe për të ngritur tre ekranet gjigante për të ndjekur ndeshjen me Cagliarin, të pozicionuara në tre sheshet kryesore të qytetit. Kjo festë mund të shtyhet për një tjetër datë në rast se do të ketë barazim pikësh mes Napolit dhe Interit dhe sigurisht do të shkaktonte dhimbje nëse do të ishin zikaltërit kampion të Serie A.

Një skenar i tillë do të ndodhte vetëm nëse Napoli do të merrte minimalisht një pikë kundër Kaljarit, ndërsa Interi do të arrinte të fitonte 3 pikët ndaj Komos.Për ta bërë akoma dhe më intriguese kampionatin do të ishte një skenar me ndeshje play-off.

Gjithçka do bëhej nëse Napoli do të humbiste kundër Cagliarit dhe Interi do të barazonte kundër Comos, duke i çuar të dyja në 80 pikë. Nëse kjo do të bëhej “realitet”, sfida finale e titullit është planifikuar për të hënën, më 26 maj në Romë.

Klan News