Admir Murataj

  • Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri të Admir Murataj dhe familjarëve

    Policia Kriminale ka sekuestruar rreth 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt, i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit më 9 Prill, si dhe familjarëve të tij. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se sekuestrimi i pasurive të Muratajve, u bë në kuadër...
  • Nuk konfirmohet ende zyrtarisht vdekja e Muratajt

    Vdekja e Admir Muaratit i vrarë në grabitjen e 9 Prillit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe dy javë kohë që certifikata e vdekjes së tij dhe prova të tjera nga ngjarja e grabitjes ti vihen në dispozicion. Vetëm pas mbërritjes se këtyre...
  • Cilët janë organizatorët e grabitjes në Rinas

    Kur janë shënuar 6 të arrestuar për grabitjen e 6.5 milionë eurove në pistën e Rinasit, grupi i prokurorëve po përpiqet të zbardhë cilët janë organizatorët e saj. Nga hetimet e deritanishme mësohet se të vetmit të cilët duket se kanë pasur këtë rol dhe që dyshohet që mund...
  • Ndalohet Ragip “daja”, i dyshuari i 6 për grabitjen në Rinas (Emri)

    Policia ka ndaluar një person të gjashtë të dyshuar si i përfshirë në grabitjen e parave në pistën e Rinasit më 9 Prill 2019. Nga burime konfidenciale është mësuar se aksioni sekret i policisë ka ndodhur në zonën e Durrësit. Identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit të gjashtë besohet...
  • Një tjetër i penduar për grabitjen e Rinasit?

    Prokuroria dhe policia po punojnë që përveç Alkond Bengasit, të bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë edhe një nga katër të arrestuarit e tjerë deri tani për grabitjen e 6.5 milionë eurove në pistën e Rinasit. Kjo përpjekje e hetuesve vjen pasi 34-vjeçari nga Elbasani nuk i njeh të gjithë anëtarët...
  • Zbulohet identiteti i ish-polices së bandës së Rinasit

    Zbulohet identiteti i femrës së vetme që mori pjesë në e grabitjen e 9 Prillit në pistën e Rinasit. Ajo është E.B., kjo që shihni në foto. Ka qenë punonjëse e Policisë së Shtetit në vitin 2015. Është shkëputur nga policia me dëshirën e saj. 31-vjeçarja, sipas burimeve nga Prokuroria...
  • Zbardhet dëshmia e Bengasit: Si u takova me Admir Muratajn

    Detaje të reja dalin nga grabitja e 9 Prillit në pistën e Rinasit. Një nga të arrestuarit, Alkond Bengasi, ka rrëfyer në polici se kush e porositi për modifikimin e makinës me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ai ka treguar përballë hetuesve se personat e përfshirë në grabitjen e 9 Prillit...
  • I arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas kishte kandiduar në zgjedhje (Detaje)

    Elton Pikli 32 vjeç është i arrestuari i pestë si person i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së Rinasit më 9 Prill. Pikli është me origjinë nga Kruja dhe ka qenë person me precedent të mëparshëm penal. Është pikërisht personi që shikoni në foto, për të cilin grupi hetimor...
  • Pendohet grabitësi i bandës së Rinasit

    Alkond Bengasi është i penduari i bandës e cila grabiti 6,5 milionë Euro në pistën e Rinasit më 9 Prill. 34-vjeçarit nga Elbasani i është dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë dy ditë më parë  pasi nga dëshmia e tij është mundur të shkohet tek Klement Çala, organizatori i...
  • Si i shpëtoi drejtësisë Klement Çala

    Klement Çala, një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare, edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar. 31-vjeçari Çala rezulton i shpallur në kërkim që prej vitit 2013 nga autoritete greke, pasi u arratis...
  • Grabitja e parave në Rinas, arrestohen 4 persona

    Admir Murataj dyshohet se është ndihmuar në grabitjen e Rinasit nga katër persona. Të arrestuarit janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç  Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë. Prangosja e tyre u krye 13 ditë pas ngjarjes....
  • Lidhjet mes 3 grupeve në grabitjen e Rinasit

    Në grabitjen e 9 Prillit në pistën e Aeroportit të Rinasit u përfshinë tre grupe kriminale, bashkëpunimi mes të cilëve origjinën e ka në Greqi. Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e fundit, Kelment Çala dhe Ilir Kupa u arratisën sëbashku nga burgu i Trikallës, në Marsin e 2013....
  • Javën e ardhshme nis pyetja e drejtuesve të Rinasit

    Prokuroria e Krimeve të Rënda nis javën e ardhshme marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit të Rinasit për grabitjen e parave mesditën e 9 Prillit. Hetuesit gjatë këtyre ditëve kanë administruar dokumentacionin dhe praktikën e mdjekur në aeroportin e Rinasit ditën kur ndodhi grabitja. Po kështu, është sekustruar...
  • Tre grupe në grabitjen e Rinasit?

    Bashkëpunëtorët e Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e 9 Prillit, dyshohet se janë persona më të cilët ai ka njohje te hershme dhe ka kryer disa grabitje me ta. Klement Çala është njohje e vjetër e Muratajt, të dy ata u arratisën në vitin 2013 nga burgu i...
  • Një ish-komando në grabitjen e Rinasit?

    Admir Murataj dyshohet se ka bashkëpunuar më ish-komando të ushtrisë për të realizuar grabitjen e parave në pistën e Rinasit mesditën e 9 Prillit. Hetuesit, pasi kanë analizuar pamjet filmike dhe kanë vëzhguar lëvizjet e personave që nën kërcënimin e armëve rrëmbyen paratë, kanë dyshime se një prej tyre...
  • Lleshaj: Zbardhim ngjarjen e Rinasit

    Ministri i Brendshëm ka premtuar se grabitja e parave në Rinas do të zbardhet shumë shpejt. Në një interpelancë kërkuar nga opozita, Lleshaj theksoi se grabitja është kryer nga profesionistë, të cilët u larguan nga një tunel duke i ikur ndjekjes së policisë. Ministri deklaroi se kjo ngjarje nuk...
  • Hetimet për grabitjen e Rinasit, pritet të merren në pyetje punonjësit e ICTS

    Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe pse ka disa prova të rëndësishme në dispozicion që mund të çojnë në identifikimin e grabitësve të disa miliona Eurove ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Provat më të rëndësishme janë gjetur në furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, me të cilin 5 autorët...
  • Zbulohen identitetet e Admir Muratajt (Emrat)

    Admir Murataj ka përdorur plot 13 identitete për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe asaj greke. Ai zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias, foton e të cilës tvklan.al e publikoi ekskluzivisht një ditë më parë. Krahas këtij identiteti, Admir Murataj përdorte edhe identitetet të cilat po...
  • Zbulohen oraret kur autoblindat me para mbërritën në aeroportin e Rinasit

    Grabitësit e aeroportit të Rinasit kanë pasur informacion të detajuar për transportin e parave. Ata dinin saktësisht oraret se kur blindat me para do të mbërrinin në aeroport, ku shumat monetare të tre bankave në Shqipëri do të transportoheshin drejt Austrisë. Sikurse mëson tvklan.al, paratë e grabitura u përkasin...
  • Ekskluzive/ Zbulohet pasaporta greke e Admir Murataj

    Tvklan.al ka siguruar foton e pasaportës greke të falsifikuar të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të vrarë më 9 Prill 2019 gjatë grabitjes së miliona Eurove në Rinas. Në pasaportën greke false që zotëronte, Admir Murataj ka patur identitet tjetër. Ai quhej Christos Papadias, siç deklaroi gazetari Spartak Koka...
Emisione