aksident

  • Aksidentohen me makinë 3 të rinj (Video)

    Altin Vogli, një prej të plagosurve në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së dielës në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë. 3 të rinj mbetën fillimisht të plagosur në aksidentin rrugor, të ndodhur rreth orës 04:30, në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Ata udhëtonin me një fuoristradë që drejtohej nga 33-vjeçari Ilir...
  • Automjeti përplaset me shtyllën

    Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të premte në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 14:30, në Mamurras të Kurbinit. Burime të policisë thonë se drejtuesit i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur më një shtyllë. Për pasojë të lënduar mbetën një 21-vjeçar me iniciale L.D.,...
  • Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet

    Policia e Kavajës ka arrestuar mbrëmjen e së premtes autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç.B., të ndodhur më 12 Shkurt në qendër të qytetit të Kavajës. Në pranga ka rënë 46- vjeçari me inicialet A. Xh., banues në Kavajë. 46- vjeçari më datë 12 shkurt 2019,...
  • Rritet numri i personave në gjendje kritike

    Dhjetë nga të lënduarit e aksidentit të tmerrshëm në autostradën Shkup-Tetovë janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Për jetë janë duke luftuar dy pacientë me Qendrën e Urgjencës në Shkup – ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili ka zhvilluar një vizitë në repartet ku trajtohen të...
  • Aksidenti tragjik, tri ditë zie në Gostivar

    Dhjetëra qytetarë dhe familjarë ishin grumbulluar para komunës së Gostivarit të cilët deklaruan se kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe për Gostivarin. Ndërkaq, mbledhje përkujtimore u mbajt edhe në komunën e Vrapçishtit ku morën pjesë përfaqësues të lartë politikë dhe përfaqësues fetarë. Zv.ministri i punëve të Brendshme Agim...
  • Aksidenti tragjik: Flasin dëshmitarët

    Të gjithë pasagjerët që kaluan vetëm me lëndime trupore e që më datë 13 Shkurt udhëtonin në linjën Shkup -Gostivar, shumica prej tyre administratorë, do ta kujtojnë si ditën kur 14 bashkëudhëtarë me ta do të humbnin jetën tragjikisht nga aksidenti. Bejtulla Nuhiu i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë...
  • Makina i merr jetën 24-vjeçarit

    Një i ri gjeti vdekjen këtë të mërkurë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Viktima është një këmbësor 24-vjeçar me iniciale G.H, nga qyteti i Elbasanit. Pasi përplasi të riun, drejtuesi i automjetit u largua me...
  • Përfshihen në aksident 3 makina

    Tre automjete u përfshinë në një aksident automobilistik në Elbasan. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i kinezëve”. Nga përplasja mbetën të plagosur 2 persona, të cilët u ndërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e...
  • Aksident i rëndë në Vlorë

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës. Në pamje po shihni pikërisht makinën e cila me shpejtësi të madhe ka përplasur 10 mjete, që kanë qenë të parkuara. “Drejtuesi i mjetit është dëmtuar ndërsa ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut...
  • Autobusi me targa greke përfshihet në aksident në tunelin e Elbasanit

    Një autobus me targa greke është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, autobusi është përplasur me një makinë në hyrje të tunelit. Nga përplasja nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjete. Për shkak të këtij aksidenti është krijuar trafik...
  • Përplasen 2 autobusë, humbin jetën 22 persona

    La Paz, Bolivi- Dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke i marrë jetën 22 personave dhe plagosur 37 të tjerë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bolivi, raporton Reuters. Sipas autoriteteve vendase autobusët janë përplasur kokë më kokë me njëri- tjetrin, përgjatë rrugës që lidh dy qytetet Oruro dhe Potosi....
  • Protestë në vendin e aksidentit të dyfishtë

    Banorë të Durrësit dolën në proteste paraditen e kësaj të diele në rrugën e ish-Kënetës, atje ku një natë më parë humbën jetën dy gra në një aksident. Vjehrrë e nuse u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar. Banorët protestojnë për mungesën e sinjalistikës,...
  • BMW-ja del nga rruga, humb jetën një grua (Video)

    Një grua ka gjetur vdekjen, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Lushnje. Viktima është 42-vjeçarja Mirela Sakolli, ndërsa të plagosur kanë mbetur Majlinda dhe Bato Salia, 51 dhe 53 vjeç. Në timonin...
  • Tiranë, makina përplas të riun me motor (Video)

    Një person ka mbetur i plagosur këtë të hënë në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi gjatë orës 19:00, në zonën e ish-Kinostudios. Tvklan.al mëson se i lënduari është një i ri rreth 25-vjeç, i cili lëvizte me motor. Ai u përplas nga një automjet me...
  • Humb jetën 21- vjeçari

    Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas. Sipas ABC News automjeti me drejtues 41-vjeçarin me inicialet A.B ka përplasur për vdekje 21- vjeçarin me inicialet A.M, banues në fshatin Vidhas Elbasan. I riu ka qenë me motoçikletë dhe ka ndërruar jetë...
  • Makina përplas këmbësorët, një viktimë dhe dy të plagosur (Emrat)

    Një grua 35-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur duke ecur në anë të rrugës, ndërsa dy këmbësorë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20 pranë liqenit në fshatin Mursi të Sarandës. Një makinë tip Benz e drejtuar nga...
  • Përgjaken rrugët

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Në autostradën Levan – Tepelenë, një fuoristradë “Range Rover” e drejtuar nga 27-vjeçari me iniciale A.H. ka përplasur një motorçikletë. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, A.L. 57 vjeç Policia e Fierit thotë se është...
  • Përplasen dy automjete në kryeqytet (Video)

    Tiranë- Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën e Kavajës në kryeqytet. Një makinë tip Mitsubuish është përplasur me një automjet tip Benz. Sikurse duket edhe nga pamjet e dërguara në redaksinë e tvklan.al, të dyja makinat janë në mes të rrugës dhe kjo ka shkaktuar...
  • Makina përplas për vdekje këmbësoren

    Një këmbësore ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj premteje, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, gjatë kohës që gruaja po kalonte rrugën. Vitkima është një 65-vjeçare e cila banonte në Sanxhak. Sipas burimeve të ABC News, ajo u përplas nga...
  • Makina e policisë i merr jetën këmbësorit

    Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e Krishtlindjeve, pasi u godit nga një makinë policie. Incidentit ka ndodhur pranë tunelit Wallasey në Liverpool. Viktima, ka qenë duke ecur në këmbë mbrëmjen e 25 Dhjetorit në momentin që është përplasur për vdekje, raporton “Daily Mail”. Policia ka nisur hetimet, për...
Emisione