Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Angli-shqiperi

Kane: Me Shqipërinë nuk ishte e thjeshtë

Sfida me Shqipërinë për Harry Kane ishte e veçantë. Kapiteni i Anglisë realizoi golin e 70 të karrierës së tij me kombëtaren në 104 takime të luajtura. Sulmues i Bayern Munchen tha se kundër kuqezinjve nuk ishte një përballje e lehtë. “Objektivi ishte që të luanim me dëshirë e të merrnim tri pikët. Ne dominuam...

Mars 22, 2025

Angli-Shqipëri në shifra

Shifrat tregojnë dominimin e Anglisë në stadiumin “Uembli” kundër Shqipërisë. “Tre luanët” e zotëruan topin në 71% të ndeshjes, kundrejt 29% të kuqezinjve. Portën e mbrojtur nga Strakosha në fillim, e Kastrati më pas e goditën 12 herë. Ndërsa gardiani Pikford u vu në provë vetëm 3 herë. Skuadra e Tuhel ndërtoi 48 sulme gjatë...

Mars 22, 2025

Diferencat e kartonëve të futbollistëve, kuqezinjtë vlejnë 13 herë më pak se lojtarët anglezë

Shqipëria dhe Anglia kanë dallime të theksuara te vlera e lojtarëve në treg. “Tre luanët” e grumbulluar nga Thomas Tuchel për këtë sfidë vlejnë 1 miliardë e 260 milionë euro. Ndërkohë kartonët e kuqezinjve në total kushtojnë thuajse 13 herë më pak, ose 98 milionë. E gjithë skuadra shqiptare vlen gati 2 herë më pak...

Mars 21, 2025

Atmosferë kuqezi në Londër, mijëra tifozë “pushtojnë” Anglinë (Video)

Mbi 20 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin “Uembli” për sfidën mes Anglisë dhe Shqipërisë. Ngjyrat kuqezi dhe atmosfera festive me këngë patriotike kanë qenë prezente në rrugët e Londrës, me kryeqytetin anglez që është shndërruar në një festë totalisht shqiptare. Atmosfera elektrizuese pritet ta shoqërojë kombëtaren edhe në stadium, si një shtysë...

Mars 21, 2025
Lojtarët e Kombëtares në stërvitje

Si pritet të luajnë kuqezinjtë në Londër

Me një Angli sulmuese, mesfusha dhe mbrojtja kuqezi do të jenë repartet, të cilat do të kenë më shumë punë në sfidën e mbrëmjes. Trajneri Silvinjo pritet që ta rreshtojë skuadrën me modulin e zakonshëm 4-3-3. Në portë, nga minuta e parë duket se do t’i besohet Strakoshës. Gjendja e Kumbullës dhe Ismajlit vazhdon që...

Mars 21, 2025

Redknap e quan Shqipërinë ‘rival të kotë’

Tomas Tuhel do të jetë një dështim nëse nuk fiton Kupën e Botës. Ky është mendimi ish-trajnerit të Uest Hem dhe Totenhem, Heri Redknap, i cili tha për tabloidin “The Mirror” se gjermani nuk duhet të gjykohet duke luajtur me “dy ekipe të pavlera”, duke iu referuar përballjeve të “Tre luanëve” ndaj Shqipërisë dhe Letonisë....

Mars 20, 2025

Anglia nis përgatitjet

Anglia nisi të hënën përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë. Trajneri Thomas Tuchel në dallim nga paraardhësi i tij Gareth Southgate e zhvilloi stërvitjen pasdite. Në orët e para të mëngjesit ai ka përcaktuar takime me lojtarët dhe seanca individuale sipas asaj që shkruajnë mediat angleze. Në këtë grumbullim Tuchel ka fytyra të reja mes tyre...

Mars 18, 2025
Kombëtarja

Te Shqipëria dominon Serie A

Te Shqipëria ka entuziazëm për përballjen e parë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Anglisë në stadiumin “Uembli”. Pavarësisht rivalit të fortë me futbollistë mjaft cilësorë, te kuqezinjtë mbizotëron qetësia. Në listën me 26 futbollistë të grumbulluar nga trajneri Silvinjo për dy sfidat e marsit, 6 lojtarë luajnë në Serie A. Ata janë...

Mars 18, 2025

Kombëtarja stërvitet e plotë

Kombëtarja shqiptare ka shtuar ritmin e stërvitjes në prag të duelit me Anglinë. Ndryshe nga seanca e së hënës, ku në fushë munguan Gjimshiti, Manaj dhe Bajrami për shkak të lodhjes muskulare, këtë herë, grupi i futbollistëve ishte i plotë. Atmosfera në kampin e kombëtares shfaqet e mirë, një fakt të cilën e përkufizuan edhe...

Mars 18, 2025
Kombetarja shqiptare në stërvitje

Diferencat në treg mes Shqipërisë dhe Anglisë

Shqipëria i nis kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 me një test të vështirë kundër Anglisë. Kuqezinjve të Silvinjos do t’u duhet një sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe shumë fat që të bëjnë mrekullinë në stadiumin “Uembli”. E kjo sepse kundër do të kenë një kombëtare me futbollistë tepër cilësore, vlera totale e të cilëve në treg...

Mars 18, 2025