Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Babale

Reagon kryebashkiaku i Bulqizës: Montazhi i sotëm, seria e radhës e telenovelës “Babale”

Reagon kryebashkiaku i Bulqizës: Montazhi i sotëm, seria e radhës e telenovelës “Babale”

Pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me videon e publikuar në media se aty shfaqej duke konsumuar kokainë kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit. Në një deklaratë postuar në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Bulqizës thotë se videoja është montazh. Madje sipas Allës, pamjet e publikuara sot,...

Janar 22, 2020
Deklarata e fortë e Salianjit: Nëse kjo është e vërtetë, tërhiqem nga politika

Deklarata e fortë e Salianjit: Nëse kjo është e vërtetë, tërhiqem nga politika

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se nuk ka qenë ai personi që ka dërguar në prokurori Albert Veliun. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu sesi ka ndodhur i gjithë takimi me të dhe Veliun, ai tha se nuk ka pasur asnjë njohje të mëparshme me personat e përfshirë...

Dhjetor 18, 2019
Në pritje të vendimit, Salianji: Komunikimi im me gazetarin shmanget qëllimisht

Në pritje të vendimit, Salianji: Komunikimi im me gazetarin shmanget qëllimisht

Sot po zhvillohet gjyqi ndaj çështjes “Babale” ku pritet që gjykata të japë edhe vendimin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se ka paraqitur prova të reja. Sipas ish-deputetit, prokuroria duhet të ndryshojë mendim pas këtyre fakteve që u paraqitën. Sipas Salianjit, organi i akuzës shmang qëllimisht...

Dhjetor 18, 2019
Salianji: Dosja “Babale” është devijuar qëllimisht

Salianji: Dosja “Babale” është devijuar qëllimisht

Një ditë përpara se gjykata të marrë një vendim për çështjen Babale, ish-deputeti Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat ku tha se ka pasur një devijim të qëllimshëm të hetimeve për të lehtësuar Agron Xhafajn. Sipas ish-deputetit, dosja është manipuluar pasi nuk janë zbardhur përgjimet, që tregojnë se drejtuesit e Policisë së Shtetit...

Dhjetor 17, 2019
Prokuroria jep pretencën për dosjen “Babale”

Prokuroria jep pretencën për dosjen “Babale”

Burg për katër të akuzuarit: Kishin qëllime politike 18 muaj burg që konvertohet në 3 vite shërbim prove ka kërkuar Prokuroria për ish-deputetin Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Për Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, mbi të cilin rëndon edhe vepra penale e kalimit të paligjshëm të kufirit,...

Dhjetor 10, 2019
Alibeaj dëshmon për Babalen

Alibeaj dëshmon për Babalen

Salianji dorëzon përgjim të Alizotit me prokurorin Osmani Ish-deputeti i Partisë Demokratikë Enkelejd Alibeaj ka dëshmuar sot në gjyqin e “Babales”. Ai ka sqaruar se ka bërë disa konferenca në lidhje me dënimin për trafik droge që vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj kishte në Itali. I pyetur nga prokurori nëse audiopërgjimi është i...

Korrik 24, 2019
Çështja “Babale”, dëshmojnë oficerët e policisë

Çështja “Babale”, dëshmojnë oficerët e policisë

Në seancë e kësaj të mërkurë në procesin gjyqsor për dosjen “Babale” ka dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, ish-zëvendësi i tij Andon Marko dhe ish-oficeri i policisë Erzen Breçani. Ky i fundit sqaroi se nuk e njihte Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” dhe e kishte takuar vetëm njëherë në oborrin...

Korrik 17, 2019
Dosja “Babale”, Basha paralajmëron dy prokurorët dhe gjyqtarin

Dosja “Babale”, Basha paralajmëron dy prokurorët dhe gjyqtarin

Pas vendimit të togave të zeza për të çuar për gjykim dosjen “Babale”, ku i pandehur do të jetë ish- ish-deputeti  demokrat Ervin Salianji, gazetari  Jetmir Olldashi, Albert Veliu  e Fredi Alizoti, Lulzim Basha bëri nga selia blu një paralajmërim për gjyqtarin dhe dy prokurorët e çështjes që sipas tij janë pjesë e skemës mafioze...

Prill 12, 2019
PD publikon të tjera audio-përgjime të Babales

PD publikon të tjera audio-përgjime të Babales

Emërimi i Andon Markut në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit sipas Partisë Demokratike është shpërblimi që Kryeministri Rama i ka dhënë në këmbim të manipulimit të dosjes “Babale”, ku opozita pretendon se në të është i përfshirë vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Për të provuar lidhjet që sipas demokratëve ekzistojnë mes...

Prill 3, 2019
Nisin procedurat për ekstradimin e “Babales”

Nisin procedurat për ekstradimin e “Babales”

Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja”, pritet të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tonë për llogari të Krimeve të Rënda. Ministria e Drejtësisë është njoftuar nga pala kosovare për arrestimin e Veliut dhe ka nisur procedurat pa vonesë. Pala shqiptare do i drejtohet  Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Por do të jetë gjykata...

Tetor 12, 2018