Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bashar Al Assad

Abdallah Makki Muslih al-Rifa

Vritet lideri i shtetit islamik në Irak dhe Siri

Kreu i Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri është vrarë në një operacion të përbashkët që u zhvillua nga anëtarët e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare irakene së bashku me forcat amerikane. Abdallah Makki Muslih al-Rifa, i njohur gjithashtu si Abu Khadija, u konsiderua nga kryeministri iraken një nga terroristët më të rrezikshëm në vend...

Mars 15, 2025

Përleshjet në Siri, të paktën 300 viktima

Pothuajse 300 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet midis forcave qeveritare siriane dhe besnikëve të ish-presidentit Bashar al Assad. Luftëtarët që mbështesin regjimin e ri të Damaskut sulmuan tre fshatra pranë bregut, si hakmarrje për sulmet ndaj forcave qeveritare të sigurisë. Qeveria tranzitore u ka bërë thirrje ish-ushtarakëve të Asadit të dorëzojnë armët dhe të...

Mars 8, 2025
Përleshje në Siri

Përleshjet mes forcave siriane dhe besnikëve të Asadit

Siria përfshihet sërish nga kaosi. Kur u duk se vendi po i kthehej normalitetit pas rënies së regjimit të Bashar Al Assad shpërthyen përleshjet mes forcave qeveritare të sigurisë dhe besnikëve të ish-presidentit. Si pasojë e përplasjeve të ashpra kanë humbur jetën të paktën 70 persona, ndërsa janë plagosur dhjetra të tjerë. Një shtetrrethim është...

Mars 7, 2025
Debra Tice, nëna e gazetarit sirian Austin Tice

Ende mister fati i gazetarit amerikan në Siri

Nëna e gazetarit amerikan Austin Tice, i rrëmbyer në Siri në vitin 2012, është kthyer në këtë vend për kërkimin e djalit të saj. Vizita e Debra Tice erdhi pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad. Djali i saj, një gazetar i pavarur që tani është 43 vjeç, u kap teksa udhëtonte nëpër periferinë e...

Janar 20, 2025
Bashar Al Assad dhe guraja e tij

Gruaja e Assadit në gjendje të rëndë shëndetësore

Bashkëshorja e ish-presidentit Bashar Al Assad është në një gjendje të rëndë shëndetësore. The Telegraph shkruan se Asma al-Assad është e sëmurë me leucemi dhe mjekët që i kanë dhënë asaj shumë pak shprese për të mbijetuar. Ajo aktualisht po qëndron larg njerëzve. Babai i saj, me profesion kardiolog është kujdesur për të gjatë gjashtë...

Dhjetor 26, 2024

Ambasada e Turqisë në Damask rihapet pas 12 vitesh

Me ngritjen e flamurit turk në shtizë, rifilluan pas 12 vjetësh aktivitetet e Ambasadës së Turqisë në Damask, raporton agjencia e lajmeve Anadolu. Opozita siriane, e cila filloi përleshjet me forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në zonat e Alepos më 27 Nëntor, fitoi kontrollin e kryeqytetit Damask më 8 Dhjetor, duke i dhënë fund...

Dhjetor 14, 2024

Diplomatët diskutojnë të ardhmen e Sirisë

Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Lidhja Arabe dhe Turqia u takuan në Jordani për të diskutuar se si mund të ndihmojnë Sirinë gjatë tranzicionit pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po bëjnë...

Dhjetor 14, 2024

Kush janë luftëtarët nga Ballkani Perëndimor në Siri?

Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit të kahershëm atje. Luftëtarët besohet se janë grupuar në një njësit shqipfolës brenda koalicionit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, të cilët në fillim të dhjetorit, çuan në...

Dhjetor 13, 2024

Çfarë bën një diktator në kohë të lirë? Këtë na e tregojnë fotot e Assad

Regjimi i Bashar al-Assad ra! Pas lajmit shumë sirianë mësynë në pallatin e tij. Megjithatë në një lagje të njohur të Damaskut u gjet edhe shtëpia ku jetonte me familjen diktatori i Sirisë. Atje brenda janë gjetur shumë gjëra të cilat tregojnë shumë për jetën e Assad dhe familjes së tij. Siç shkruan Sky News,...

Dhjetor 11, 2024

Rebelët djegin varrin e babait të Al Assad

Këto janë moment kur rebelët sirianë i venë zjarrin varrit të ish-presidentit Hafez Al Assad, babait të liderit të rrëzuar nga pushteti Bashar Al Assad. Milicët antiqeveritar arritën në qytetin e lindjes së Assad-ëve dhe hynë në mazeoulumin e të atit të Assad-it, por pa i gjetur eshtrat. Situata në Siri pas rrëzimit të regjimit...

Dhjetor 11, 2024