eduart frangaj

  • Alarm bombe në Gjykatën e Kasacionit (23 tetor 1998)

    Një telefonatë anonime në  Drejtorinë e Policisë  ka vënë në alarm Gjykatën e Kasacionit. Flitej për një shpërthim bombe e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të Gjykatës dhe mund të shpërthente nga momenti në moment. Disa dhjetëra forca të policisë dhe inspektorë të kriminales kanë shkuar në vendngjarje...
  • Volejboll, ekipi i “Partizani” në Rumani (21 tetor 1998)

    Sot ekipi i “Partizanit” kishte takimin e rradhës në ndeshjen me ekipin rumun “Rifrit Fribeks”. Ashtu si dhe në ndeshjen e Tiranës, ekipi humbi me rezultatin 3-0. Ekipi në drejtimin e trajnerëve Saho e Shpata u munduan të tregojnë vlerat e tyre në Volejboll por përballë ekipit rumun, çdo...
  • Shoqata Atlantiku , çarmatimi popullsisë (21 tetor 1998)

    Shoqata Shqiptare “Atlantiku” dhe specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një konferencë për çarmatimin e popullsisë civile. Në konferencë merrnin pjesë presidenti Mejdani dhe kryeministri Majko. Ata thanë se për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë duhet që armët të mos ekzsitojnë më. Pamje armësh, pamje nga konferenca...
  • Sëmundja e midhjeve dhe eksportet (19 tetor 1998)

    Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit pas një marrëveshje me Komunitetin Europian u ka siguruar tregtarëve të prodhimeve të detit dhe sidomos atyre të midhjeve mundësinë e rifillimit të aktivitetit dhe të eksportojnë produktet e tyre. Komuniteti Europian para tre viteve ku epidemia e kolerës mbërtheu Shqipërinë, bllokoi të gjitha...
  • Bashkia e Tiranës për strehimin (19 tetor 1998)

    Strehimi vazhdon të mbetet një problem mjaft shqetësues për banorët e Tiranës dhe që akoma nuk ka gjetur një zgjidhje. Ndonëse në Tiranë po ndërtohen pallate të larta e shumëkatëshe, zyrtarët e Bashkisë japin shifra alarmante për të pastrehët e cila synon të rritet dita-ditës.  Në ndërtesat e reja...
  • Fundjava në Liqenin Artificial të Tiranës (18 tetor 1998)

    Liqeni i  Tiranës ofron ambiente mjaft çlodhëse për qytetarët. Larg smokut dhe zhurmave të përditshmërisë, kodrat e liqenit ofrojnë gjelbërim dhe ajër të pastër për këdo që zgjedh të kalojë një pasdite aty. Lokalet  duket sikur janë rindërtuar  për të pritur njerëzit që siç duket ishin harruar nga to....
  • Nusja me vello në aeroportin Rinas (17 tetor 1998)

    Në aeroportin e Rinasit ka me mijëra udhëtarë të cilët udhëtojnë për turizëm apo për të ikur pas pushimeve të bëra në Shqipëri për në qytetet ku vazhdojnë jetët e tyre. Si rrallë herë, në aeroport udhëton një vajzë e veshur me fustan nusërie e shoqëruar nga bashkëshorti i...
  • Leonard Solis për trajnimin e mjekëve (16 tetor 1998)

    Ministri Leonard Solis në bashkëpunim me OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) do të bëjë trajnimin dhe specializimin e mjekëve në vend. Sipas tij nuk do të ketë më trajnime jashtë vendit ku shoqërohen dhe me harxhime të tepërta. ” Deri më sot në dërgonim njerëz për tu trajnuar për...
  •  Në Tiranë rikthehen ambulancat e lagjeve (16 tetor 1998)

    Në Tiranë rikthehen ambulancat e lagjeve. Shefi i Shërbimit Ambulator Emanuel Dunga, thotë se pas rritjes së numrit të popullsisë në kryeqytet, ka qënë i detyrueshëm dhe rritja e shërbimit të mjekëve të urgjencës. Nga përmirësimi i kushteve të punës është rritur dhe numri i kërkesave nga qytetarët për...
  • Gjyqi i Zani Çaushit dhe bandës së tij (13 tetor 1998)

    Zani dhe banda e tij gjenden sërish përballë trupit gjykues. Në seancën e sotme ishte rradha e të pandehurve dhe avokatëve të tyre përkatës të kundërshtonin akuzat e prokurorëve. Avokati i Zani Çaushit, Gazmend Zeneli u kërkoi trupit gjykues që të pyeten disa shtetas si dëshmitarë mbrojtës. Ai kërkoi...
  • Banda e Yzberishtit, mbyllet gjyqi (13 tetor 1998)

    Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e fundit gjyqësore për kryetarët e bandës së Yzberishtit ku morën dhe dënimin me burg të përjetshëm. Gjyqtari Agim Bendo shpalli fajtorë vëllezërit Abdullari dhe pjesëtarët e tjerë të bandës dhe i dënoi për krimet e bëra. Akuzat që rëndonin mbi...
  • Çmimet e larta në tregun ushqimor (11 tetor 1998)

    Shtatori është muaji më i shtrenjtë përsa i përket tregut. Konsumatorëve gjatë muajit të parë të vjeshtës kanë vënë re rritje të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Rritje çmimi pësuan frutat dhe perimet e ndryshme të cilat pjesa me e madhe janë prodhime të ardhura nga importi....
  • Hotelet, vendosja e yjeve (11 tetor 1998)

    Në Tiranë por dhe në qytetet e tjera, hotelet  kanë filluar aktivitetin e tyre prej më shumë se disa vitesh dhe pyetja e vetme që kanë pronarët është se sa yje do të mbajë hoteli i tyre. Numri i yjeve tregon dhe kategoninë e hotelit. Në Shqipëri deri më...
  • Leonard Solis ,Komiteti i Etikës Mjekësore (09 tetor 1998)

    Në Ministrine e Shëndetësisë, Ministri Solis u takua me disa nga mjekët më të mirë për të folur në lidhje me Komitetin Kombëtar dhe Etikës Mjekësore. Pas aprovimit të Këshillit të Ministrave për ngritjen e këtij Komiteti, tani krerët e mjekësisë duhet të vendosin për anëtarët e tij synimet...
  • Asambleja e Kryqit të Kuq Shqiptar (09 tetor 1998)

    Kryqi i Kuq Shqiptar mblidhet në konferencën e tretë të tij të përgjitshme. Pjesëmarrësit bënë një përmbledhje të aktivitetit të shoqatës për periudhen Janar – Shtator ’98. Gjatë kësaj periudhe Kryqi i Kuq ka zhvilluar dhe seminare për ata që kujdesen për femijë me probleme mendore. Kryqi i Kuq...
  • Spitalet e shtetit me pagesë (08 tetor 1998)

    Ministria e Shëndetësisë ,Ministri Leonard Solis, ka nxjerrë një urdhër që spitalet do të jenë me pagesë për të gjithë pacientët. Të gjithë të sëmurët që do të shtrohen në spitale, do të paguajnë për çdo ditë qendrimi aty. Spitalet nuk do të jenë më falas nga shteti. Pamje...
  • TOB, largimi i artistëve nga puna (speciale) (07 tetor 1998)

    Drejtori i “Teatri i Operas dhe Baletit”  Vasil Tole, pushon punonjësit nga puna. Mes punonjësve të pushuar janë edhe figurat e njohura si Agron Aliaj, Etith Mihali etj, ku është marrë vendimi për të dalë në pension. Artistët ndihen të indinjuar për largimin nga TOB të këtyre figurave të...
  • Universitet private në Shqipëri (03 tetor 1998)

    Së shpejti në Shqipëri do të kemi dhe universitete private. Ministria ka hartuar një projektligj që lejon dhe rregullon hapjen e universiteteve private. Deri më tani universitet kanë qënë pronë e shtetit. Kohët e fundit Ministria e Arsimit ka lejuar hapjen e disa universiteteve private por ato kanë qënë...
  • Klinikat dentare private (03 tetor 1998)

    Ministria e Shendetesise, jep  urdhër  që për klinikat dentare të ketë më shumë kontroll. Specialistët e shëndetësisë do bëjnë më shumë kontrolle në klinikat private që janë dhe të pa licensuar dhe pa kushtet e përshtatshme. Duket sikur ambientet shtetërore spitalore sa vijnë dhe po zhduken, përveç atyre klinikave...
  • Opinione, vox-pop për qeverinë Majko (02 tetor 1998)

    Opinione nga qytetarët për qeverinë e re dhe kryeministrin Pandeli Majko. Pamje nga qytetarët duke dhënë opinione në Tiranë. /tvklan.al Gazetar : Eduart Frangaj Operator : Vangjush Leka...
Emisione