Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Eliot Engel

Meta për Engel: Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve

Meta për Engel: Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve

Eliot Engel, një prej miqve më të mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i çështjes së Kosovës është larguar nga Kongresi amerikan pas më shumë se 32 vitesh anëtar i saj. Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se do të jetë përherë mirënjohës ndaj Engel, për mbështetjen e dhënë...

Janar 4, 2021
Fjalimi i fundit i mikut të shqiptarëve: Vend të veçantë në zemrën time për Kosovën dhe Ballkanin

Fjalimi i fundit i mikut të shqiptarëve: Vend të veçantë në zemrën time për Kosovën dhe Ballkanin

Eliot Engel, një prej miqve më të mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i çështjes së Kosovës do të largohet nga Kongresi amerikan pas më shumë se 32 vitesh anëtar i saj. Këtë të shtunë ai ka mbajtur fjalimin e tij të fundit. Engel ka shprehur mirënjohjen për këtë pozitë të rëndësishme që ka...

Janar 2, 2021
Ambasadori i Serbisë në SHBA: Qëllimi ynë është të ketë një Eliot Engel

Ambasadori i Serbisë në SHBA: Qëllimi ynë është të ketë një Eliot Engel

Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç ka thënë se beson se do të zbatohet  marrëveshja e Washingtonit dhe bashkëpunimin e mirë me administratën e re amerikane në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën. “Unë besoj se është një fillim i ri për Amerikën dhe një mundësi e re gjithashtu për...

Dhjetor 26, 2020
Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët

Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë. Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës...

Nëntor 19, 2020
“SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi”

“SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi”

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Serbisë dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Në një diskutim organizuar nga prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias, kryetari i...

Tetor 30, 2020
Ligjvënësit amerikanë akuza Trumpit

Ligjvënësit amerikanë akuza Trumpit

“Administrata e presidentit ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti në Kosovë” Dy ligjvënësit e njohur demokratë Eliot Engel dhe Bob Menendez deklaruan se pas rrëzimit të qeverisë Kurti qëndron presidenti Trump dhe njerëzit e tij.  Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo ata paralajmëruan se qasja e dorës së fortë e Administratës ndaj...

Prill 14, 2020
Thaçi takon Engelin, kërkon që SHBA-ja të mbetet e angazhuar në Kosovë

Thaçi takon Engelin, kërkon që SHBA-ja të mbetet e angazhuar në Kosovë

Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, takoi të premten në Prishtinë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa më pas vazhdoi vizitën në qytetin e Gjakovës dhe në Tropojë të Shqipërisë. Në një komunikatë nga Zyra e Presidentit thuhet se Thaçi i shprehu mirënjohje Engelit për angazhimin për Kosovën dhe...

Korrik 5, 2019
Eliot Engel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Eliot Engel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të enjten në Preshevë, se nuk mbështet idetë për shkëmbim territoresh dhe përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ligjvënësi Engel po qëndron në Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë në një mision faktmbledhës. Pas takimit me...

Korrik 4, 2019
Meta pritet nga kongresmeni Engel: Vëmendje e veçantë për Kosovën!

Meta pritet nga kongresmeni Engel: Vëmendje e veçantë për Kosovën!

Presidenti Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni, Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Kreu i shtetit falënderoi Kongresmenin Engel për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira...

Shkurt 7, 2019
Eliot Engel i shkruan Sekretarit Pompeo: Drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë

Eliot Engel i shkruan Sekretarit Pompeo: Drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë

Ligjvënësi Eliot L. Engel, i bëri thirrje departamentit amerikan të shtetit që ta shndërrojë drejtësinë për viktimat e luftës së Kosovës, në element qendror të angazhimit dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Serbinë. Në një letër dërguar sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, ligjvënësi Engel thekson se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, nuk duhet të...

Dhjetor 29, 2018