Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fitorja

Fitore me goleadë, Shqipëria U-17 shkëlqen në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare U-17 triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Azerbajxhanit, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit. Takimi në “Elbasan Arena”, nuk kishte shumë histori, me kuqezinjtë dominues. Shkëlqeu në këtë përballje Evangjelos Gjoka i cili realizoi tripletë. Futbollisti i PAOK-ut zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të, rezultat me...

Mars 19, 2025
Drita-Ballkani

 Drita “prek” titullin në Kosovë, fitore vendimtare ndaj Ballkanit

Drita ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion në Kosovë. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fitoi ndeshjen ndaj Ballkanit me rezultatin 2-0, për të thelluar diferencën mes tyre. Golat e shënuar nga Tusha dhe Selmani, vulosën takimin. Me këtë sukses, Drita mban vendin e parë me 53 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani...

Mars 11, 2025
Inter

Interi feston në Holandë, italianët me një këmbë në çerekfinale

Interi mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Feyenoord me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Sukses i merituar i italianëve, që ishin dominues nga fillimi deri në fund. Thuram zhbllokoi sfidën në minutën e 38-të, pas një krosimi të shkëlqyer nga Barella. Në minutën e...

Mars 5, 2025
Lionel Messi

As acari nuk e ndal, Messi shënon në -17°C (Video)

Lionel Messi shënoi golin e parë për vitin 2025, në ndeshje zyrtare. Argjentinasi ishte autori i golit të vetëm për Inter Miami në fitoren minimale ndaj Sporting Kansas City në transfertë. Përveç kundërshtarit, Messi sfidoi edhe të ftohtin polar. Takimi i vlefshëm për Kupën e Kampioneve Concacaf, u luajt në Kansas në -17 gradë Celcius....

Shkurt 20, 2025
Skënderbeu

Skënderbeu drejt gjysmëfinales, Dinamo zhgënjen në Kupë

Skënderbeu triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos, në aktin e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë.   Sukses i rëndësishëm për korçarët, që hedhin një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën juglindorët gjetën rrugën e rrjetës dy herë. Birmark zhbllokoi rezultatin në...

Shkurt 6, 2025
Marash Kumbulla ndaj Real Madrid

Marash Kumbulla shkëlqen ndaj Real Madrid

Espanyol regjistroi një fitore surprizuese, duke mposhtur minimalisht kryesuesit e Real Madrid. Titullar në këtë përballje për skuadrën katalanase ishte edhe mbrojtësi Marash Kumbulla. Shqiptari ishte një nga më të mirët në fushë, duke ndalur disa herë sulmet e rrezikshme të madrilenëve. Ndonëse përballë kishte emra si Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham, Kumbulla tregoi se...

Shkurt 2, 2025
Bylis-Tirana

Shkëmbi rikthen Tiranën te fitorja

Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti 3-0 Bylisin në transfertë, në sfidën e javës së 22-të. Debutim me fitore në rikthimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili i gëzohet 3 pikëve. Golat e Ernest në minutën e 38-të, Ndreca në minutën e 62-të dhe Rafa Silva në minutën e 97-të, i dhanë...

Janar 25, 2025
Milan

Milani rikthehet te fitorja, mposht Como-n me përmbysje

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Como-n me rezultatin 2-1, në transfertë. Sukses me vuajtje për kuqezinjtë, që ia dolën të marrin 3 pikët me përmbysje. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë rrjeta u tund tre herë. Vendasit kaluan të parët në avantazh, falë një supergoli...

Janar 14, 2025
Inter

Interi rikthehet te fitorja, Asllani protagonist te goli i vetëm

Interi ka hedhur pas krahëve humbjen ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë. Zikatërit u rikthyen te fitorja, pasi mposhtën minimalisht Venezia-n në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serinë A. Protagonist në këtë sukses ishte edhe Kristjan Asllani, i cili e nisi ndeshjen si titullar. Mesfushori shqiptar, nisi aksionin...

Janar 12, 2025

Shënon Rrahmani, Napoli fiton me vuajtje

Napoli mori një fitore të rëndësishme në transfertë, pasi mposhti Genoa-n me rezultatin 2-1. Në këtë sfidë gjeti rrugën e rrjetës edhe futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi “dardan” dyfishoi shifrat në minutën e 23-të, pasi kishte shënuar më herët edhe Anguissa. Në fund goli i Rrahmani rezultoi vendimtar, duke i dhënë fitoren miqve. Për...

Dhjetor 21, 2024